WhatsApp-i i Faruk Mujkës, Kica-Xhelili: Ky njeri ka qenë anëtar i partisë së Mira Markoviqit, dhe Vetëvendosja e mbron - NACIONALE

WhatsApp-i i Faruk Mujkës, Kica-Xhelili: Ky njeri ka qenë anëtar i partisë së Mira Markoviqit, dhe Vetëvendosja e mbron

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Doarsa Kica-Xhelili, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke folur pas mesazheve në WhatsApp të Faruk Mujkës që u publikuan në media, ku u shpërfaq se si emërimi dhe caktimi i tij ishte bërë nga Dejona Mihali dhe Artane Rizvanolli, tha se ky njeri “ka qenë zyrtarisht anëtar i partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit”.

“Shtrohet pyetja, një parti politike që e mbron dhe emëron Kryeshef në Ibër-Lepenc, njeriu i cili ka qenë me letra, zyrtarisht, anëtar i partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit”, tha ajo në Klan Kosova.

“E abstrahon atë pjesë, edhe pjesën që Mimoza Kusari ka fol në telefon me Radojçiqin, as në pjesën ku në pikë të ditës Radojçiqi ka mbërri me u largu nga Kosova mr një korridur të krijum 11 kilometra vijë ajrore, që i bjen më tepër. Absolutisht i është kriju korridor. Në momentin që ka ndodh sulmi në Banjskë, ke pas kohë të mjaftueshme që qato 11 kilometra me zanë atë njeri”, tha ajo.

Lajme të ngjashme