VV tregon se si do të veprojnë, “menjëherë pas konstituimit të kuvendit e votojmë qeverinë” - NACIONALE

VV tregon se si do të veprojnë, “menjëherë pas konstituimit të kuvendit e votojmë qeverinë”

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka treguar se si kjo parti e sheh rendin e gjërave me t’u thirrur seanca për konstituimin e kuvendit.

Ajo tha për Radion Evropa e Lirë se do të konstituojnë kuvendin dhe pastaj të votojnë qeverinë.

Sa i përket çështjes së presidentit, ç’gjë duhet të kryhet 60 ditë nga konstituimi i kuvendit, ajo tha se “do të angazhohemi për arritjen e konsensusit.”

“Sa i përket Qeverisë, ne i kemi votat e nevojshme. Prandaj, menjëherë pas konstituimit të Kuvendit pa humbur kohë duhet të vazhdojmë me procedurën për votimin e Qeverisë, ndërsa brenda afateve kushtetuese do të angazhohemi edhe për arritjen e konsensusit rreth zgjedhjes së presidentit/es,” tha Nagavci.

Lajme të ngjashme