VV që i kërkonte 500 mijë “zemra” ia shpërndan deklaratën e Kurtit ku flet për 42% - NACIONALE

VV që i kërkonte 500 mijë “zemra” ia shpërndan deklaratën e Kurtit ku flet për 42%

1 vit më parë

nga NACIONALE

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur të shtunën mbledhjen e radhës.

Kjo parti, e cila para nëntë shkurtit në shumicën e postimeve fliste për “500 mijë zemra”, ose 500 mijë vota, ka shpërndarë një citat të kryetarit Albin Kurti ku ai flet për 42 për qind që i morën.

"42.3% i votave është votë e pastër popullore, votë e sinqertë qytetare, votë pa asnjë borxh ndaj askujt për asgjë. Ose, për të qenë më i saktë, nuk i kemi borxh asnjë emri të përveçëm, grupi të posaçëm a strukture të veçantë; dhe, i kemi gjithçka borxh popullit, nga i cili vijmë si përfaqësues politikë për t’iu rikthyer atij si shërbim publik, përkrahje ekonomike dhe mbështetje sociale” – deklaroi Kurti gjatë këtij takimi.

Ndërkohë, aty ai foli për herë të parë edhe për idenë e Lidhjes Demokratike të Kosovës për qeveri tranzicioni, duke e kritikuar këtë parti.

Lajme të ngjashme