VV organizon takim me mërgatën në shesh, merr pjesë edhe Albin Kurti - NACIONALE

VV organizon takim me mërgatën në shesh, merr pjesë edhe Albin Kurti

1 orë më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë një takim me mërgatën më 1 gusht.

Sipas një njoftimi të bërë nga kjo parti, takimi do të mbahet në sheshin "Adem Jashari", ku do të marrë pjesë edhe Albin Kurti.

"Pjesëmarrës dhe folës në këtë takim do të jetë edhe kryetari i Lëvizjes, njëherazi kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Takimi fillon në orën 20:00", thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme