VV në Prishtinë mbledh aktivistët, lëshon një dokumentar për Adem Jasharin
Vetëvendosje në Prishtinë ka lëshuar dje një dokumentar për jetën dhe veprën e familjes Jashari dhe e pranishme ishte edhe një deputete.
Siç thonë nga kjo parti, organizimi u bë nga Rinia e Lëvizjes Vetëvnedosje e Qendrës në Prishtinë, dhe për të folur shkoi deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi.
“Sakrifica e familjes Jashari është sa heroike aq unike. U flijuan tre breza, të sulmuar nga forca policore e ushtarake serbe, me makineritë më të rënda, duke tentuar kështu ta frikësojnë një popull të tërë.” – thonë nga kjo parti.
Kjo parti politike megjithatë nuk ka treguar se cilin dokumentar për jetën dhe veprën e Adem Jasharit dhe familjes së tij e kishte shfaqur.
Kujtojmë që sot është dita përmbyllëse e Epopesë së UÇK-së.