Dimal Basha 'dështon' edhe në futboll, skuadra e tij s'fiton asgjë në turneun e VV-së - NACIONALE

Dimal Basha 'dështon' edhe në futboll, skuadra e tij s'fiton asgjë në turneun e VV-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur turne në futboll në përkujtim të Astrit Dehari.

Sipas LVV-së ky është viti i gjashtë që mbahet ky turne, ku kanë thënë se Astrit Deharit është një ndër dëshmorët që ra për liri, barazi e drejtësi.

24 ekipe aktivistësh prej Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! morën pjesë në këtë turne të futbollit të vogël duke nderuar kështu shokun, aktivistin, studentin e mjekësisë, njeriun me ndjeshmëri e punë të pandalshme për drejtësi e barazi, Astrit Deharin”, thuhet në njoftim.

Në njoftim u bë e ditur se turneun e fitoj qendra e VV-së në Drenas, ndërsa në vend të dytë ka dal qendra në Malishevës, ndërsa në vend të tretë qendra në Kaçanik.

Siç edhe mund ta shihni, pjesë e turneut ishte edhe dega e Ferizajt, ku luajtu edhe Dimal Basha.

Megjithatë, ky i fundit, regjistroi notë të dobët edhe në futboll.

Lajme të ngjashme