VV-ja nuk ndërron zanat, e nis mbledhjen pa himnin e Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje të shtunën dhe të dielen do të mbajë takimin e Këshillit të Përgjithshëm.
Mbledhja nisi sot ku ndër të parët që foli, ishte kryeministri dhe drejtuesi i këtij subjekti politik, Albin Kurti.
Në disa video ku mbledhja po transmetohet direkt, është parë se qysh në hyrje të mbledhjes, Vetëvendosje ka intonuar himnin kombëtar, por jo edhe atë të Kosovës.
Vlen të theksohet se VV edhe sa ishte në opozitë ka vepruar në mënyrë të ngjajshme, duke mos e intonuar himnin e Kosovës.