VV-ja nuk e kapërdin bisedën e Kusarit me Radoiçiqin: Ia përmendin PDK-së emrin e Thaçit
Publikimi nga gazeta Nacionale për bisedat mes Kusari-Lilës e Radoiçiqit, vazhdon të krijojë reagime.
Një gjë e tillë ndodhi edhe sot në mbledhjen e Komisionit hetimor për kontratat e lobimit.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë “Kurgjë nuk iu ka dale, çka ka me iu dale”.
Shkak i kësaj, ka qenë bashkëpunimi me Listën Serbe, gjë që u mohua nga të dyja “taborret”.
Por reagim të menjëhershëm pati deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e cila akuzoi ish-presidentin Hashim Thaçi se është shëtitur me kryeterroristin, Milan Radojiçiq nëpër Ujman.
“Tash qohet një deputete e PDK-së që e kupton gjuhën e PDK-së, saqë nuk mund të shkëputën prej Listës serbe. Në çdo diskutim të vetën e përmendin Listën serbe, Listën serbe sepse me Listën serbe e keni bërë krejt qeverisjen në vazhdimësi”, tha Kryeziu-Hyseni.
Ndërsa deputetja e PDK-së ia kthehu se “edhe ju keni qeverisë me Listën serbe”.
“Lista serbe iu shëtitke Hashimin (Thaçi) nëpër Ujman”, tha deputetja e VV-së.