VV-ja i zëvendëson Rrahmanin, Millakun e Korenicën nga komisionet parlamentare
Siç shkroi ditë më parë Nacionale, VV-ja kishte bërë kërkesë zyrtare për zëvendësimin nga komisionet parlamentare të Kuvendit të tre ish-depuetëve të VV-së, Eman Rrahmani, Drita Millaku dhe Visar Korenica.
Sot në seancën plenare u votuan me shumicë në Kuvend për t’u zëvendësuar këta deputetë me disa deputetë besnikë të VV-së.

Nijazi Isaku, Shqipe Metaj Isufi, Besim Muzaqi, Jetmire Vrenezi dhe Milazim Salihaj janë deputetët që do t’i zëvendësojnë Rrahmanin, Korenicën e Millakun në disa komisione parlamentare.
Sjellim ndër mend që Rrahmani e Korenica tashmë kanë zyrtarizuar “Listën për Familjen”, që do të garojë në koalicion me AKR-në dhe PD-në, ndërsa Millaku u anëtarësua në LDK.