VV-ja flet për frymën e organizimit të shtetit pas shkeljeve kushtetuese, sulmon Gjykatën pas 'pezullimit' të Kuvendit - NACIONALE

VV-ja flet për frymën e organizimit të shtetit pas shkeljeve kushtetuese, sulmon Gjykatën pas 'pezullimit' të Kuvendit

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Kushtetuese vendosi sot që Kuvendi i Kosovës të ndalojë punën për 25 ditë, derisa të shqyrtohet ankesa e Listës Serbe për moszgjedhjen e një nënkryetari. Supremja, sipas Lëvizjes Vetëvendosje, edhe në këtë vendim “ka mbajtur anë”.

Sipas VV-së, bllokimi i punës së 120 deputetëve është në “kundërshtim të plotë me funksionalizimin e një nga institucioneve më të rëndësishme të shtetit siç është Kuvendi”, ndonëse në dy aktgjykimet paraprake, Kushtetuesja konstatoi shkelje kushtetuesja nga VV-ja, duke bllokuar kështu konstiuuimin e Kuvendit.

Reagimi:

Gjykata Kushtetuese pezulloi Kuvendin për 25 ditë për ankesën e Listës Serbe

Sot Gjykata Kushtetuese mori vendim për masë të përkohshme lidhur me ankesën e Listës Serbe.

Çdokush do të pyeste me të drejtë pse u pa e nevojshme kjo masë e pse i nevojitet Gjykatës Kushtetuese 25 ditë pezullim i punës së Kuvendit pas një kërkesë të Listës Serbe?

Gjykata Kushtetuese që në krye të herës ka mbajtur anë duke marrë këtë vendim sot. Ndalimi i punës së 120 deputetëve është në kundërshtim të plotë me funksionalizimin e një nga institucioneve më të rëndësishme të shtetit siç është Kuvendi.

Ky diktat i Gjykatës Kushtetuese që ka vendosur Kuvendin në pauzë pse Lista Serbe nuk mori votat e mjaftueshme për të pasur një Nënkryetar, po i çon në 112 ditët e pritjes së vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, prej 15 prillit kur dhe filloi procesi i konstituimit të Kuvendit.

Në tekstin prej 15 faqesh që Gjykata ka përgatitur për të përmbledhur faktet dhe arsyetimin e masës është paraqitur disa herë vlerësimi i ankuesve se atyre u takon ekskluziviteti i propozimit dhe zgjedhjes së Nënkryetarit. Kjo nuk është thënë as në Kushtetutë, kjo nuk është as fryma e organizimit të shtetit të Kosovës. Çdo interpretim e aktgjykim që do të shkonte në këtë drejtim do të ngurtësonte të drejtën e vetos në konstituimin e Kuvendit nga Lista Serbe. Kjo parti, dhe asnjë parti që ka vende të rezervuara në Kuvend nuk duhet dhe nuk e ka të drejtën e vetos për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

5 shtator 2025

Lajme të ngjashme