VV e kthen emrin e Driton Velës për ta futur në Bord të AKK-së, ORCA. “Kjo është e papranueshme, precedent i rrezikshëm” - NACIONALE

VV e kthen emrin e Driton Velës për ta futur në Bord të AKK-së, ORCA. “Kjo është e papranueshme, precedent i rrezikshëm”

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Organizata ORCA që drejtohet nga Dibran Hoxha ka ngritur shqetësim për procesin e përzgjedhjes së Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, duke akuzuar për mungesë transparence dhe ndërhyrje politike.

Sipas ORCA-s, rikthimi i emrit të Driton Velës në listë është “i papranueshëm”, duke kujtuar se ai ishte diskualifikuar më 2023 për “deklarime të rreme”.

“Ky rast përbën precedent të rrezikshëm të ndërhyrjes politike”, thuhet në reagim.

Organizata paralajmëron se zhvillimet mund të dëmtojnë kredibilitetin ndërkombëtar të arsimit të lartë.

ORCA ka theksuar se do të njoftojë mekanizmat ndërkombëtarë dhe do të kundërshtojë çdo përpjekje për “kapje të institucionit”.

Lajme të ngjashme