VV bën filma, s’e ndalon Listën Serbe aty ku mundet por i kërkon PZAP-së “të mos lejojë” që të kthehen për certifikim
Vetëvendosje ka vazhduar filmin e vjetër me (mos)certifikimin e Listës Serbe.
Aty ku mundet ta ndalojë, në Ministri të Brendshme dhe të Jashtme që udhëhiqen nga Xhelal Sveçla dhe Donika Gërvalla, e lanë të kalojë pa asnjë vëretje, por në mbledhje të KQZ-së plotësisht kundër votimit për certifikimin e tyre.
Për më tepër, bashkëshorti i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi i çoi “selam” PZAP-së që të mos lejojë të kthehet për ricertifikim në KQZ.
“Ekzistojnë dokumente dhe dëshmi tasmhë të sjella nga institucionet e sigurisë që dëshmojnë që këta janë pjesë e strukturave paralele që janë edhe shpall organizata terroriste. E nës ene lejojmë dhe apeloj te PZAP që nëse edhe ata rastësisht lejojnë rikhtimin e Listës Serbe me këtë përmbajtje kriminelësh. Atëherë le të dihet që këtu është t’u bë puç ndaj shtetit. Kërkoj nga kolegët këtu, dhe Zyra i ka të gjitha dokumentet”, tha ai.