Vushtrri: Theren me thikë dy persona, arrestohen tre të dyshuar
Dy persona janë therrur me thikë në Vushtrri.
Si të dyshuar, janë arrestuar tre të tjerë.
“Rr. Pandeli Sotiri, Vushtrri / 24.12.2025 – 19:00. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar tretman mjekësor pasi ishin therur me thikë nga tre persona të dyshuar meshkuj. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”