Vushtrri: Punëtori 31 vjeçar humb jetën pasi ra nga objekti në ndërtim
Një punëtor 31-vjeçar, i identifikuar si Valmir Klinaku, ka humbur jetën sot pasi ra nga kati i një objekti në ndërtim e sipër në Vushtrri.
I lënduari u transportua në gjendje të rëndë në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë, ku ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra.
"Nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën," tha zëdhënësi policor Ilmi Prekazi për Gazetën Express.
Njësitë policore kanë ndërmarrë veprime hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit.