Vuçiqi takon gjeneralin amerikan të NATO-s, flasin për serbët e Kosovës - NACIONALE

Vuçiqi takon gjeneralin amerikan të NATO-s, flasin për serbët e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, është takuar me James B. Hacker, general i Komandës Ajrore të NATO-s.

Në një shkrim në profilin e tij, Vuçiqi ka treguar se çfarë ka folur me gjeneralin amerikan, i cili është edhe komandant i Forcave Ajrore të ShBA-së në Evropë dhe Afrikë.

Në këtë takim, Vuçiqi nuk ka harruar të bëjë disa pretendim, duke e përmendur edhe Kosovën.

“Një bisedë e mirë me gjeneralin Hecker, me të cilin diskutova për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, veçanërisht në Kosovë, si dhe aspektet gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit të partneritetit. Përsërita mirënjohjen time për forcat e KFOR-it, të cilat janë garantues i paqes dhe sigurisë së popullit tonë në Kosovë dhe shpreha kënaqësinë time për besimin reciprok dhe bashkëpunimin e mirë që po zhvillohet duke respektuar neutralitetin ushtarak të Serbisë. Gjithashtu diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes, i cili kontribuon në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale ndërmjet dy vendeve” – ka shkruar Vuçiq.

Lajme të ngjashme