Vuçiqi ‘papagall’ i propagandës së Lavrov-it, ia vazhdon logjikën paraleleve të rreme mes Kosovës dhe Krimesë - NACIONALE

Vuçiqi ‘papagall’ i propagandës së Lavrov-it, ia vazhdon logjikën paraleleve të rreme mes Kosovës dhe Krimesë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Se Federata Ruse në diskursin e vet provon të paralelizojë pavarësimin e Kosovës si shtet më vete, s’është asgjë e re, dhe së fundi sërish kryediplomato më non-grata në botë provoi të nxjerr të ashtuquajturin argument njëjtësues mes Kosovës dhe aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia më 2014 me forca paramilitare dhe një referendum të rremë.

Argumentin e Lavrov-it, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, provoi ta validizojë për nga logjika duke thënë se “Lavrovi pati të drejtë të thotë që Perëndimi duartrokiti kur e morrën Kosovën nga Serbia” dhe se “Rusia e përdor atë si precedant”.

“Kur e pushtuan Kosovën u mbushën goja me të drejta të njeriut, me fate të jetëve njerëzore dhe sot i referohen Kartës së Kombeve të Bashkuara për gjithçka që nuk na dhanë të drejtë t'i referohemi ne. Asgjë e re. Madje në Krime bënë njëfarë referendumi, në Kosovë nuk bënë as referendum formal. Ata nuk u interesuan. Amerikanët thanë ‘mund të bësh çfarë të duash’ dhe ata bënë atë që donin”, tha Aleksandar Vuçiq, siç e citoi “KoSSeV”.

Lajme të ngjashme