Vuçiqi: Nuk do t’u japim asnjë centimetër tokë - NACIONALE

Vuçiqi: Nuk do t’u japim asnjë centimetër tokë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur qëndrimin e tij se Serbia nuk do të heq dorë asnjëherë nga Kosova.

Në manifestimin që është mbajtur për Ditën e Unitetit, Lirisë dhe Flamurit të Serbisë, ai ka thënë se Serbia nuk do të lejojë që t’i merret asnjë centimetër tokë.

Kur jemi në prag të nja kataklizime globale, duhet ta kuptojmë se uniteti i të gjithë serbëve është i rëndësishëm. Serbia po përballet me shumë sfida, ata sulmuan Kosovën dhe thjesht duan ta përfundojnë atë që kanë filluar shumë kohë më parë. Mund t’u them vetëm një gjë: Ju doni të na merrni tokën edhe në gjerësi edhe në gjatësi, a ne nuk do t’ju japim asnjë centimetër”, ka deklaruar Vuçiq.

Sipas tij, nuk do të ketë forcë që do ta mposhtë vendosmërinë e popullit serbe.

Mund të keni çfarëdo fuqie që doni, të jeni të fuqishëm dhe të mëdhenj, por nuk mund të mposhtni drejtësinë dhe të drejtën e vendosmërinë e popullit, dhe nuk mund ta mposhtni atë që mendojmë se është uniteti i popullit tonë.”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme