Vuçiqi nga Kina: Putini po 'shpërthente' me vetëbesim - NACIONALE

Vuçiqi nga Kina: Putini po 'shpërthente' me vetëbesim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur para gazetarëve serb në Pekin pas një takimi që thotë se ishte i shkurtër me presidentin rus Vladimir Putin.

Ai po merr pjesë në një forum politik dhe ekonomik ndërkombëtar në Kinë.

Siç u shpreh Vuçiqi, ai tha se Putini “po shpërthente me vetëbesim”. Këtë takim ai e kishte mbajtur pas takimit të Putinit me presidentit kinez Xi Jinping dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban, raporton Danas.

Presidenti i Serbisë më pas tha se kishte folur me kryeministrin hungarez për sesionin e ardhshëm të Këshillit të Evropës, e që e cilësoi si shumë të rëndësishëm.

Vuçiqi u shpreh se e kishte pasur një bisedë ekstremisht miqësore me presidentin kinez për çështje të rëndësishme.

Ai tha se kishin diskutuar për çështjne e Kosovës, respektimin e normave ligjore ndërkombëtare, për aplikimin e asaj që tha se janë standarde të dyfishta dhe mospërputhshmëri me Rezolutën 1244 të OKB-së.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, u shpreh se marrëveshjet që kishte nënshkruar Serbia me Kinën kishin rëndësi historike.

Lajme të ngjashme