Vuçiqi: Kemi marrëdhënie të mira me Putinin dhe respekt të ndërsjellë
Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ka folur për marrëdhënien e tij me Vladimir Putinin, president i Rusisë.
Duke kthyer përgjigje pas një raportimi për takimin e tensionuar me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Vuçiqi e ka ngritur në qiell raportin e tij me Rusinë.
Siç raporton mediumi "Nova", Vuçiqi ka theksuar se në marrëdhënien me Putinin ka respekt të dyanshëm.
“Ata raportuar se u përpoqa të flisja me Putinin tre herë dhe ai nuk pranoi. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Asnjëherë në 12 vitet e mëparshme nuk ka ndodhur që unë të dëshiroja të flisja me Putinin dhe nuk arrita ta realizoja. Kemi marrëdhënie të mira dhe respekt të ndërsjellë. E kundërta nuk ka ndodhur kurrë” – ka thënë Vuçiqi.