Vuçiqi i kapet Friedmanit që paralajmëroi luftë nga Serbia: Është lobist shqiptar
Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, i ka reaguar Goerge Friedmanit, profesor i marrëdhënies ndërkombëtare dhe gjeopolitikës, i cili paralajmëroi se Serbia po përgatitet për luftë.
Ai e ka quajtur Friedmanin “lobist shqiptar”.
“Është e pamundur t’u përgjigjesh çdo ditë gënjeshtrave të tyre, si dhe heqjes së pamend të lapidarit serb në varrezat e Prishtinës. Sepse sa herë që pyet veten se çfarë ka në mendjen e atyre njerëzve që e bëjnë këtë, nuk mund të vish në çfarëdo përfundimi. ” – deklaroi Vuçiq.
Ndryshe, shkrimin e Friedmanit mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:
