Vuçiq vazhdon propagandën: ‘’Shqiptarët e Kosovës kanë plan për të pushtuar në heshtje veriun’’
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar menjëherë pas deklaratave të ministrit Sveçla, i cili njoftoi se për herë të parë që nga paslufta, Polica e Kosovës po patrullon tërë vijën kufitare me Serbinë, duke përfshirë edhe Liqenin e Ujmanit.
Vuçiq, karshi reagimit ka dhëne edhe disa deklarata propagandistike duke thënë se ‘’shqiptarët e Kosovës kanë plan për të pushtuar në heshtje veriun’’.
“Shqiptarët po tentojnë nën kokërr të marrin dhe pushtojnë në heshtje veriun e Kosovës, të ashtuquajturin ministër të tyre të Brendshëm për të kontrolluar liqenin e Gazivodës, [Ujmanit], që do të nënkuptonte shkelje të re të Marrëveshjes së Brukselit. Nëse pyetni njerëzit në Bruksel, ata ju thonë ‘po, gjithçka është në rregull’ dhe pastaj përkeqësohet situata”, tha Vuçiq.
Ai tha se populli serb nuk do të tolerojë dhunën apo shkeljen e ligjit ndërkombëtar.
“Unë i paralajmëroj që të dy të mos e bëjnë më këtë. Populli serb nuk do të tolerojë dhunën apo shkeljen e ligjit ndërkombëtar”.
Sipas tij, shqiptarët e udhëhequr nga kryeministri kosovar, Albin Kurti fjalë për fjalë po vrapojnë në mënyrë të egër në Kosovë .