Dimal Basha me kusht – “përtej kutisë” – për BE-në, që dinari të jetë pjesë e dialogut në Bruksel - NACIONALE

Dimal Basha me kusht – “përtej kutisë” – për BE-në, që dinari të jetë pjesë e dialogut në Bruksel

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i partisë në pushtet, Dimal Basha, është shprehur për çështjen e dinarit, një temë shumë e diskutuar e cila ka shkaktuar edhe tensione mes qeverisë së Kosovës dhe aleatëve të saj ndërkombëtarë.

Basha ka hedhur në llogarinë e tij në Facebook një propozim që do të bënte xheloz edhe një artist të diplomacisë.

Deputeti i VV-së ka shprehur gatishmërinë e tij për të diskutuar për dinarin nëse presidenti serb, Vuçiq, pranon paraprakisht që të "adaptoj euron si valutë në vendin e tij".

“Pajtohem që dinari të jetë pjesë e dialogut në Bruksel, ku BE e fillon nje dialog dhe provon me bind Vuciqin që ta adaptoj euron si valute në vendin e tij”, shkroi Basha.

Lajme të ngjashme