Vuçiq takon ambasadorin rus Botsan-Kharchenko, flasin për Kosovën
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot ambasadorin e Federatës Ruse, Alexander Botsan-Kharchenko.
Pas takimit Vuçiq ka shkruar në Instagram, duke thënë se ka pasur “një bisedë të mirë” me ambasadorin e Federatës Ruse, dhe se e “ka njoftuar për situatën e rëndë në Kosovë”.
Ndër të tjera, Vuçiq ka shtuar se me ambasadorin kanë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë e Rusisë, duke thënë se “marrëdhëniet po zhvillohen me sukses.