Vuçiq takohet me ambasadorët e QUINT-it: Përkundër të gjithave po vazhdojmë t’a ruajmë paqen
Presidenti serb Aleksander Vuçiq, në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se sot është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Aty ai tha se po vazhdojnë të udhëheqin një politikë të përgjegjshme që ruan paqen por edhe interesat kombëtare të Serbisë.
Statusi i Vuçiq”
“Bisedime serioze dhe thelbësisht të rëndësishme për Serbinë me ambasadorët e QUINT-it dhe BE-së. Përkundër të gjitha sfidave, ne vazhdojmë të udhëheqim një politikë të përgjegjshme që ruan paqen dhe interesat kombëtare të vendit tonë, për të mbrojtur frymën e lirisë dhe pavarësisë së Serbisë dhe gjithmonë t'ua tregojmë të vërtetën të gjithëve"