Vuçiq: Tajvani është Kinë, presidenti Xi bën si të do me të
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar që Tajvani është pjesë e Kinës, pak ditë para vizitës së presidentit kinez, Xi Jinping në Serbi.
Këto deklarata, sipas mediave serbe, ai i ka bërë në një intervistë për një television kinez.
“Çdo gjë është e thjeshtë me ne, sepse ne dimë se çka është Karta e OKB-së, ne e dimë të paktën se si duhet të funksionojë rendi ndërkombëtar public, dhe e dimë që kemi një mik. Për këtë, ne gjithmonë me shumë lehtësi themi se Tajvani është Kinë, Pikë. Ne besojmë që presidenti Xi do të merret me Tajvanin në mënyrën e duhur në të ardhmën, në mënyrën si do ai, në mënyrën si do populli kinez.” – citohet se ka thënë ai.