Vuçiq: Shpresoj që deri më 1 shtator të arrihet një marrëveshje për targat
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shpreson që brenda dhjetë ditëve mund të arrihet një marrëveshje për traga dhe dokumentet.
Vuçiq ka thënë se që deri me një shtator të gjindet një zgjidhje.
Sipas Vuçiq, Beogradi kishte propozuar targa status neutrale “KS” mirëpo Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është pajtuar dhe ka kërkuar që ato të jenë “RKS”.
“Shqiptarët thonë se duam t’ju japim një dokument si ky i yni, të lëshuar nga Serbia. Ne themi pa problem. Kur Aleksandar Vuçiq të hyjë në Kosovë, jepini ato letra, por nuk mund t’u lëshoni letra të tilla njerëzve që jetojnë në veri të Kosovës”, ka thënë tutje ai.
Deklarata e Vuçiqit vjen pas takimit që pati me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.