Vuçiq: Serbia është shndërruar në arenë lufte të fshehtë mes Lindjes dhe Perëndimit - NACIONALE

Vuçiq: Serbia është shndërruar në arenë lufte të fshehtë mes Lindjes dhe Perëndimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vajtuar pak për pozicionin serb në politikën e jashtme.

Sipas tij, vendi që ai drejton momentalisht është shndërruar në një arenë lufte të fshehtë mes Lindjes dhe Perëndimit.

Veç kësaj, numri një i serbëve shtoi se këtu janë të përfshira edhe mediat e organizatat e shoqërisë civile, ani pse kujtojmë faktin që kur jemi te Liria e Mediave, Serbia nuk qëndron edhe aq mirë.

“Ju keni një luftë të fshehtë të fuqive të mëdha që po zhvillohet në Serbi përmes lojtarëve politikë, sektorit joqeveritar në të dyja anët, mediave dhe organizatave të ndryshme të shoqërisë civile, dhe ju mund ta shihni atë çdo ditë, në çdo mënyrë”, deklaroi Vuçiq, A2news.

Lajme të ngjashme