Vuçiq: Prezantuam kapacitetet e ushtrisë, jemi të fortë për ta ruajtur vendin - NACIONALE

Vuçiq: Prezantuam kapacitetet e ushtrisë, jemi të fortë për ta ruajtur vendin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka marrë sot pjesë në paradën ushtarake serbe “Granit 2023”.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq ka deklaruar se ky është “prezantimi më i madh i kapaciteteve të forcave serbe ndonjëherë”.

Veç kësaj, ai ka thënë se “janë mjaft të fortë për të ruajtur vendin, për të mbrojtur paqen dhe për të siguruar përparim të mëtejshëm”.

Ndërkaq, pikërisht në këtë paraqitje, Vuçiq iu përgjigj edhe deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Serbët i ftojë t’i zhgënjejnë edhe më shumë dhe t’u tregojnë se mbi ne nuk mund të shkelin. Ju dhatë atyre liberalizim të vizave dhe i shpërblyet. Paramendojeni, Leposaviqi ose Mitrovica, ata duan që të menaxhohen nga vetë (Albin) Kurti... Epo nuk do të mundet.” - ka thënë Aleksandar Vuçiq.

Vlen të theksohet se në këtë organizim ka marrë pjesë edhe Milan Radojçiq, anëtari i Listës Serbe, derisa u pa pranë Goran Rakiqit dhe Igor Simiqit.

Lajme të ngjashme