“Vuçiq po i ikën nënshkrimit”, Pozhari: Njohja e Kosovës ndodh me automatizëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media pas takimit që ka mbajtur në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kurti në një konferencë për media ka thënë se Vuçiq po i ikën nënshkrimit të marrëveshjes.
Rreth kësaj ka reaguar Xhevdet Poxhari, analist dhe këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Pozhari përmes një postimi në Facebook ka thënë se Vuçiq i ikën nënshkrimit sepse me automatizëm ndodh njohja e Kosovës.
“Pse po ikë Vuçiçi nga nënshkrimi? E thjeshtë, sepse ndodh me automatizëm njohja e Kosovës.” – ka shkruar Pozhari.
