Vuçiq për Sveçlën: Më ka kërrcënuar piuni i Kurtit - NACIONALE

Vuçiq për Sveçlën: Më ka kërrcënuar piuni i Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e ka quajtur “piun i Kurtit” Ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke thënë se ai e kërrcënoi.

Më ka kërcënuar ai piuni i Kurtit. S’kam problem me të, veç le të vazhdojë të kërcënojë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka vazhduar ta “inkurajojë” Sveçlën, që të kërrcënojë, pasi sipas tij, kjo nuk përbën problem për të, duke thënë me ironi, se ai “është shumë i rëndësishëm”.

Është e rëndësishme që ata kanë gjëra të lehta para tyre. Ata po ia dalin mirë me ndërprerjet e energjisë, është vërtet e lehtë dhe e këndshme për ta, dhe do të jetë vetëm e lehtë dhe e këndshme për ta… Epo, le të kërcënojnë.

Vetëm le të kërcënojë, le të vazhdojë, ai është shumë i rrezikshëm dhe i rëndësishëm dhe le të vazhdojë me të njëjtin ritëm”, shtoi me ironi Vuçiq.

Këto deklarata të Vuçiq u paraprinë, nga fjalët e Sveçlës, i cili tha se Pesidentin e Serbisë, e presin ditë, javë e muaj të vështirë.

Sa i takon aspiratave shoviniste të Vuciqit në raport me Kosovën, unë mund t’i premtoj ditë të vështirë, javë të vështira, muaj të vështira për të. Sa i përket stabilitetit të Kosovës, ai stabilitet do të fuqizohet. Rendi dhe ligji veçse do të mbizotërojë atje edhe më shumë. Dhe shumë shpejt ne do t’i ofrojmë shanset që secili qytetar i asaj zone të jetojë i qetë”, ka thënë Sveçla në Syri TV.

Lajme të ngjashme