Vuçiq e quan Trajkoviqin këshilltare të Kurtit, pretendon se u ndalua veç 2 orë - NACIONALE

Vuçiq e quan Trajkoviqin këshilltare të Kurtit, pretendon se u ndalua veç 2 orë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka komentuar ndalimin e politikanës serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq në vendkalimin kufitar në Merdare nga policia serbe.

Vuçiq ka thënë se Trajkoviq u ndalua vetëm 2 orë në vendkalimin kufitar në Merdare, duke pretenduar se ndalimi ishte në përputhje me ligjin.

Por, këshilltarja e ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Rada Trajkoviq, njoftoi se ajo ishte ndaluar nga policia serbe për gati 24 orë dhe se më pas ishte shtruar në spital për shkak se gjendja e saj shendetësore i ishte përkeqësuar.

Arrestojnë njerëz që nuk janë as fajtor e as fajtor, i keqtrajtojnë dhe nuk u japin ilaçe, por problemi është nëse dikush ka një orë apo dy duke pritur diku dhe gjithçka është në përputhje me ligjin… E thonë se është një gabim i tmerrshëm dhe një shkatërrim i madh i demokracisë, që këshilltarja e Kurtit po e priste në vendkalimin administrativ”, ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan Kossev.

Vuçiq, duke e quajtur këshilltare të Kurtit, theksoi se është mbajtur vetëm për dy orë.

Thonë është gabim i tmerrshëm dhe shkatërrim i madh i demokracisë, që këshilltarja e Kurtit ose dikush që përfaqëson interesat e tyre, e jo interesat e vendit dhe popullit të saj, ka pritur në vendkalimin administrativ dy orë”, tha Vuçiq.

Shtetin e Serbisë nuk do t’ju japim për asgjë në botë, mos e ëndërroni këtë, nuk do ta merrni kurrë. Vendi i Serbisë është i qytetarëve të saj dhe këtij kombi”, tha Vuçiq.

Lajme të ngjashme