Vuçiq para fjalimit në OKB: Do të kërkojë mbështetje për zgjidhjen e problemit të Kosovës - NACIONALE

Vuçiq para fjalimit në OKB: Do të kërkojë mbështetje për zgjidhjen e problemit të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të kërkojë nga të gjitha vendet mbështetje për zgjidhjen e problemit të Kosovës, para fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Ai theksoi se Kosova do të jetë pjesa më e rëndësishme e atij fjalimi. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për modernizimin e paralajmëruar të forcave të sigurisë së Kosovës, Vuçiq pretendoi se Kosova, sipas Rezolutës 1244, nuk ka të drejtë të ekzistojë asnjë forcë të armatosur.

“Si e interpretojnë ata kur ne u themi se po e shkelin atë Rezolutë”. Të gjithë ata që i armatosin më pas thonë “Epo situata ka ndryshuar”, duke iu referuar viteve 2008 dhe 2009 kur i njohën. Ata ju thonë hapur, ne nuk na intereson realisht rendi publik ndërkombëtar, nuk na intereson asgjë dhe ne mund të bëjmë çfarë të duam”, tha Vuçiq, raporton Danas.

Lajme të ngjashme