Vuçiq nuk udhëton në Kotorr për shkak të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për rezolutën në Srebrenicë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në samitin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian në Kotor të Malit të Zi, pasi mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për rezolutën në Srebrenicë do të mbahet me shumë mundësi të mërkurën.
“Sonte udhëtoj në Nju Jork, sepse dikush duhet të përgjigjet ndaj atyre që do të akuzojnë serbët se janë njerëz që kryejnë gjenocid”, ka deklaruar Vuçiq, raporton Radio Evropa e Lirë.
Vuçiq ka deklaruar më tej se Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është i "rëndësishem për Beogradin" dhe se pret që shteti serb të jetë "pjesë e BE-së në të njëjtën kohë me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, si dhe Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë".