Vuçiq: Një shqiptar vrau policin tonë, nuk mund ta kthejmë atë jetë - NACIONALE

Vuçiq: Një shqiptar vrau policin tonë, nuk mund ta kthejmë atë jetë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se një shqiptar vrau policin Nikola Krsmanoviq në Loznicë në një akt terrorist dhe se do të bëhet gjithçka për të ndihmuar familjen, por se kjo jetë e re nuk mund të kthehet, raportonojnë mediat serbe.

“Edhe një herë dua t'i shpreh ngushëllimet e mia familjes së Nikolla Krsmanoviqit, policit tonë që u vra nga ky shqiptar në një akt terrorist. Ajo që mund të bëjmë është të ndihmojmë familjen, t'i shprehim ngushëllimet tona. Për fat të keq nuk mundemi ktheje atë jetë të re”, tha ai.

I pyetur nëse ka informacione të reja për rastin dhe se dy persona janë arrestuar menjëherë para përfshirjes së tij, ai tha se arrestimi është bërë dhe se po merr informacione nga MPB-ja për rastin.

Lajme të ngjashme