Vuçiq nga aeroplani për në Bruksel: Të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim janë kundër nesh, do të jetë e vështirë - NACIONALE

Vuçiq nga aeroplani për në Bruksel: Të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim janë kundër nesh, do të jetë e vështirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë një deklaratë derisa po nisej për në Bruksel për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe zyrtarët e lartë evropianë.

Vuçiq në përshkrimin e kësaj videoje ka deklaruar mes tjerash se “të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim janë kundër” Serbisë.

Por, ai ka pretenduar se “ligji e drejtësia janë me ne”.

Këto komente ai i bëri me anë të një videoje të postuar në rrjetin social Instagram.

“Do të jetë e vështirë. Të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim janë kundër nesh. Megjithatë, ligji e drejtësia janë me ne. Gjithnjë e më e rëndësishme se kaq, ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruash atë pavarësisht nga të gjitha presionit. Rroftë Serbia!” – u shpreh z. Vuçiq.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme