Vuçiq, ndërkombëtarëve: Do studiohet si dolëm kundër atyre që mendojnë se janë zëvendës të Zotit
Presidenti Aleksandër Vuçiq, dy ditë pasi shteti i tij “bllokoi” mbi një mijë kosovarë për rreth 20 orë në kufirin e Kroacisë me Serbinë, duket të jetë i nervozuar nga reagimi ndërkombëtar në lidhje me këtë.
Vuçiq në një intervistë ka deklaruar se “në tekste do të studiohet si iu dolën kundër atyre që mendojnë se janë zëvendësues të Zotit”.
“…dje ShBA-ja, Gjermania, BE-ja dhe të gjithë të tjerët, thanë se Serbia nuk ka të drejtë t’i ndalojë autobusët. Dy ose tri shqiptar dhe një zyrtar i Policisë së Kosovës u ndaluan. Një prej tyre ishte i dëshuar për krime kundër serbëve…Të gjithë u liruan brenda 24 orëve.” – citohet të ketë thënë ai, sipas “Kosovo-Online”.
Megjithatë, siç pretendon ai, kur arrestohen serbët, askush nuk reagon.
“Meqë nuk folët për këtë, Vladimir Stefanoviq u rrah pranë Zubin Potokut, ju s’e thatë asnjë fjalë. Arrestuan Srecko Sofronijeviq, nuk mjaftoi, keqtrajtuan familjen…” – ka pretenduar ai tutje.