Vuçiq: Ndaj popullit serb në Kosovë po bëhet terror që nga viti 1999 - NACIONALE

Vuçiq: Ndaj popullit serb në Kosovë po bëhet terror që nga viti 1999

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se ndaj popullit serb në Kosovë, është duke u kryer terror që nga vitit 1999. Krejt kjo me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe krijimit të Rezolutës 1244.

Në këtë konferencë pas takimit që e pati me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë, Vuçiq tha se 200 mijë serbë janë larguar nga shtëpitë dhe banesat e tyre në Kosovë, e shumë prej tyre janë vrarë.

Dua të them për hir të botës se ne kishim katër detyra themelore. E para ishte të bënim gjithçka që mundëm për të ruajtur paqen,e dyta ne duhej të shmangnim dënimin e plotë nga perëndimi, e treta ishte që të kujdeseshim se si do të dukej në të gjitha anët e botës dhe e katërta për të siguruar mbijetesën e popullit tonë në Kosovë” ,ka thënë Vuçiq, shkruan B92.

Lajme të ngjashme