Vuçiq: Me Shqipërinë kemi marëdhëniet më të afërta dhe miqësore në të gjithë shekujt tanë - NACIONALE

Vuçiq: Me Shqipërinë kemi marëdhëniet më të afërta dhe miqësore në të gjithë shekujt tanë

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka folur në mënyrën më të mirë të mundshmë, për të shpjeguar raportet e afërta të shtetit të Serbisë me atë të Shqipërisë, refleksion ky i raporteve të ngushta në mes liderit serb Vuçiq, e atij shqipëtar Edi Rama.

Sipas të parit të Serbisë, shteti i tij dhe ai i Shqipërisë, kanë raportet më të afërta ndonjëherë, apo siq shprehet Vuçiq “më miqësore në të gjithë shekujt”.

Këtë e di mirë, sepse ne tashmë kemi kapërcyer shumë barriera që qëndruan mes popujve tanë me vite dhe na kushtuan mijëra jetë dhe një të ardhme të humbur. Serbia dhe Shqipëria, p.sh., sot kanë marrëdhëniet më të afërta dhe më miqësore në të gjithë shekujt e tyre. “Histori e gjatë e përbashkët në hapësirën e Gadishullit Ballkanik

Tutje, Vuçiq, si referencë të këtyre raporteve të shëndosha, ka përmendur projektin e “Ballkanit të Hapur”, në të cilin, Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, janë duke investuar të gjithë potencialin.

Ne diskutuam shumë dhe dolëm me zgjidhje të shumta që tashmë i kanë hequr barrierat që ekzistonin mes nesh pa ndonjë arsye racionale. Para së gjithash në ekonomi, tregti dhe fluksin e njerëzve dhe kapitalit. Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë që prej tre vitesh po zbaton projektin “Ballkani i hapur” i cili ka një ide të qartë – të hapë rajonin për njerëzit, për mallrat, shërbimet, për kapitalin dhe kompanitë, në mënyrë që të kemi një zonë që do të jetë përgjithmonë pa tensione, tensione. dhe konfliktka thënë tutje Vuçiq.

Lajme të ngjashme