Vuçiq: Kosova synon të anëtarësohet në OKB përmes modelit të dy Gjermanieve - NACIONALE

Vuçiq: Kosova synon të anëtarësohet në OKB përmes modelit të dy Gjermanieve

3 javë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka bërë me dije se modeli i dy Gjermanive, i cili po përmendet si shembull i zgjidhjes së problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk nënkupton njohje të ndërsjellë.

Gjatë raportimit në Kuvendin e Serbisë për procesin e dialogut me Kosovën, ai ka thënë se përmes ndjekjes së këtij modeli Kosova po synon të anëtarësohet në OKB.

"Sa i përket asaj që i kam thënë Kurtit, ia kam bërë të ditur që reciprociteti mund të ekzistojë vetëm në mes të dy shteteve dhe nuk me interesojnë marrëzitë e tij", ka thënë ai.

Dhe sot ai ka përsëritur qëndrimin e tij, se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu, ai është zotuar se në këtë proces nuk do të nënshkruajë asgjë pa miratimin e Kuvendit të Serbisë.

Lajme të ngjashme