Vuçiq: Ndonjëherë ju pushtoheni nga emocionet kur dikush ka muaj që prodhon kriza
Ndonëse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, fillimisht tha se nuk do të shkonte në Tiranë, ku do të zhvillohet samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të hënën gjithçka ishte ndryshe.
I pyetur nga një gazetar nëse do të shkojë në samitin (BE-Ballkani Perëndimor) në Tiranë, ai tha se do të shkojë duke u thënë se këtë do ta bëjë për interesa të qytetarëve të Serbisë.
I pyetur se çfarë ka ndikuar që ai të ndryshojë mendje dhe nëse e ka bërë këtë pasi ka folur me të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Vuçiq tha se nuk e ka diskutuar këtë me Lajçakun.
"Kam folur me Anën (Brnabiq), me miqtë e mi, nuk e kam problem, nuk është çështje egos sime, kam dhjetë vjet e gjysmë që përpiqem të kujdesem gjithmonë për gjithçka, ndonjëherë ju pushtoheni nga emocionet, nuk di më çfarë të bësh, kur dikush ka muaj që të prodhon kriza”.
"Unë duhet të jetoj me këtë. Gjithçka që thashë ishte e vërtetë. Do të ketë shumë të mira për qytetarët tanë nga udhëtimi në Tiranë." - tha Vuçiq.