Vuçiq: Jemi të rrezikuar nga aleanca ushtarake e Kroacisë me Prishtinën e Tiranën, do të investojmë në ushtri - NACIONALE

Vuçiq: Jemi të rrezikuar nga aleanca ushtarake e Kroacisë me Prishtinën e Tiranën, do të investojmë në ushtri

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se është “i shqetësuar” për aleancën mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Sipas “REL”, ai në Mynih ka thënë se po pret përgjigje se pse po krijohet kjo aleancë ushtarake.

Për këtë, ai ka pretenduar se Serbia do të investojë më shumë në mbrojtje.

“Me formimin e një aleance ushtarake të Kroacisë me Prishtinën dhe Tiranën, ne jemi seriozisht të rrezikuar dhe do të merremi me këtë çështje me shumë seriozitet. Së shpejti do të marr pjesë në kolegjiumin e Shtabit të Përgjithshëm dhe të Ministrisë së Mbrojtjes [të Serbisë] dhe do të vizitoj të gjitha fabrikat e industrisë ushtarake. Do të investojmë një shumë të madhe shtesë të parave në fabrikat e industrisë ushtarake”, tha Vuçiq, duke shtuar se nga tani e tutje “30, ndoshta deri në 40 për qind” e prodhimit ushtarak do të destinohet drejtpërdrejt për Serbinë.

Lajme të ngjashme