Vuçiq ironizon: Serbët e dëgjuan zërin e ëmbël të Kurtit, 9 prej tyre i ndërruan tabelat - NACIONALE

Vuçiq ironizon: Serbët e dëgjuan zërin e ëmbël të Kurtit, 9 prej tyre i ndërruan tabelat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ai ka thënë për gazetarët në Serbi, se fjalët e Kurtit nuk kanë pasur fort ndikim te serbët për ndërrimin e tabelave.

Madje ai ironizoi kur foli për videot që Kurti i publikonte në gjuhën serbe.

“Sa për negociatat dhe bisedime nuk e di se a do të ketë, shoh që riregjistrimi po ju shkon shumë mirë, serbët dëgjuan zërin e ëmbël të Albin Kurtit, 9 prej tyre kanë aplikuar për ndërrimin e targave prej 9,000 automjeteve, çdo 1000, pra mirë ju ka ec deri tani. Kaq sa për besimin e serbëve në Albin Kurtin dhe institucionet e tyre”, ka thënë Vuçiq.

Lajme të ngjashme