Vuçiq i bindur se "nuk do të nënshkruajë" marrëveshjen me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një pritje që u bëri nxënësve serbë të një shkolle fillore të Zveçanit, e ka përsëritur se “nuk do të nënshkruajë” marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Kosovës, që është ngritur edhe si “kusht” nga Krymeinistri i Kosovës, Albin Kurti, për zbatimin e përmbajtjes së saj; përkatësisht të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.
“Nuk do të nënshkruaj, njëqind herë e kam thënë; edhe ku ka qenë më së vështiri. Para Macron-it, Scholz-it, Borrell-it dhe Lajçakut”, ka thënë Vuçqi, siç e cituan mediat saerbe.