Vuçiq duket se godet Rusinë: Serbët në Kosovë i pritën më 1999 si çlirimtarë, pastaj veç u larguan - NACIONALE

Vuçiq duket se godet Rusinë: Serbët në Kosovë i pritën më 1999 si çlirimtarë, pastaj veç u larguan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duket sikur ka thumbuar Federatën Ruse në një deklarim dje në televizionin “Pink” referuar largimit të rusëve nga forca paqeruajtëse e KFOR-it në Kosovë në korrik 2003.

Kurrë nuk e kam kuptuar arsyen pse”, ka thënë Aleksandar Vuçiq referuar largimit të kontigjentit rus në KFOR.

"Të jem plotësisht i sinqertë, nuk kam marrë kurrë një përgjigje të saktë - pse rusët u larguan nga Kosova. Pra, nuk mora kurrë një përgjigje të saktë dhe precize. A është e rëndësishme që një fuqi kaq e madhe të na justifikohej, të shpjegonin neve”, tha ai mbrëmë.

Rusët u pritën nga populli serb si çlirimtarë dhe më pas ndodhi që ata u larguan".

Ai tha se ka dëgjuar shumë shpjegime, zyrtare dhe jozyrtare, por nuk e ka kuptuar arsyen e vërtetë.

Lajme të ngjashme