Vuçiq: Dola presidenti më budalla në botë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ende i vjen keq që mori vendimin që Serbia të braktiste minierat e litiumit dhe se ai “doli të ishte presidenti më budalla në botë”.
Kështu ka thënë Vuçiq në një deklarim për mediat serbe, ku ka komentuar protestën e aktivistëve mjedisorë para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë duke thënë se ata është dashur të protestojnë para Presidencës.
“Nuk e kuptoj pse protestuan jashtë ndërtesës së Qeverisë. Kur të protestojnë, duhet ta bëjnë para Presidencës, unë do t’u drejtohem dhe do t’u them bukur – o njerëz, po e prishni vendin. Çmimi sot është 82.500 dollarë amerikanë për ton litium, me këto rezerva janë 100 miliardë, a e kuptoni se çfarë po i bëni Jadarit, Oseçinës, Valjevos dhe gjithë Podrinjes”, ka thënë Vuçiq.
“Kryetarët i morën paratë dhe shkatërruan vendin bashkë me ne që ishim budallenj dhe naivë për të pranuar këtë paturpësi dhe këtë ‘forcë’ që mendonte se mund të bënte gjithçka dhe më vjen keq për këtë”, ka thënë ai.
