Vuçiq ankohet për versionin e fundit të planit franko-gjerman: Nuk u përmbush çfarë kërkuam
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar se propozimi franko-gjerman që kanë marrë Beogradi dhe Prishtina në krahasim me atë të mëparshëm nuk është përmirësuar në atë që ai konsideron se është më e rëndësishme për Serbinë, shkruan mediumi serb "Tanjug".
“Ata nuk përmbushën atë që u kërkua”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Tiranë, i pyetur për të thënë diçka më shumë për versionin e ri të propozimit franko-gjerman, të dorëzuar në Beograd, i cili, sipas kreut të Diplomacia e BE-së, Josep Borrel, sot është pritur edhe nga Prishtina.
“Ne jemi të gatshëm të flasim, nuk refuzojmë asgjë paraprakisht, përveçse e kemi bërë të qartë me shkrim, jo vetëm verbalisht, se cilat janë vijat tona të kuqe dhe çfarë nuk mund të pranojmë. Ne jemi të gatshëm të flasim, jemi gati për zgjidhje kompromisi dhe ne do të vazhdojmë të flasim”, tha ai.