Vuçiq akuzon Prishtinën për ngritje të tensioneve - NACIONALE

Vuçiq akuzon Prishtinën për ngritje të tensioneve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka akuzuar Republikën e Kosovës se po dëshiron krizë e probleme.

Ai tha të enjten në Beograd se vendimi i autoriteteve në Prishtinë që nga 1 gushti nisin së zbatuari masën e reciprocitetit me letërnjoftime ndaj shtetit të tij.

Sipas kësaj, të gjithë që posedojnë dokumentin në fjalë kur duan të hyjnë në tokën kosovare në kalim kufitar do të marrin një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e letërnjoftimit.

“Kur flisni për reciprocitet, në çka bazohet kjo, ku shkruan se duhet të jetë kështu. Kjo shkruan në kokën e Albin Kurtit dhe vendeve të grupit QUINT. Sepse për ta Kosova është shtet i pavarur dhe si pasojë e kësaj ai ka të drejtën e njëjtë t'a bëjë Serbisë, që si vend sovran mund t'ua bëjë atyre”, theksoi Vuçiq, njofton Klan Kosova.

Reagimet e tij, presidenti serb i lidhi edhe me vendimin tjetër që hyn në fuqi më 1 tetor nga e cila datë nuk vlejnë më targat e automjeteve që Beogradi i lëshon me emërtimet e vjetra të qyteteve të Kosovës.

“Thelbi i gjithë kësaj nuk është në tabelat KS apo RKS, atyre kjo nuk u intereson . Ata interesohen vetëm për një gjë, që të mos ekzistojnë tabelat KM që i lëshojmë ne”, shtoi kryetari i Serbisë.

Të gjithë ata që kanë veturë me targa (KM, PR, e të tjera) mund t’i zëvendësojnë ato me RKS, pa shpenzime shtesë në periudhën nga 1 gushti e deri më 30 shtator.

Kjo sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme mund të bëhet në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve.

Lajme të ngjashme