Vrojtuesi i plazhit që i shpëtoi dy fëmijët kosovarë në Shëngjin, nderohet me mirënjohje - NACIONALE

Vrojtuesi i plazhit që i shpëtoi dy fëmijët kosovarë në Shëngjin, nderohet me mirënjohje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Robert Neçaj, roja i bregdetit në Shëngjin që i shpëtoi dy fëmijë kosovarë nga mbytja, është nderuar me mirënjohje nga bashkia e Lezhës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Pjerin Ndreu.

POSTIMI:

Sot ne Shengjin bashke me Zv/ministren e Turizmit dhe Mjedisit Almira Xhembulla,

Presidentit te Federatës Shqiptare "Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë" Prefektit te Qarkut Gjergj Prendi, Drejtorit te Policise Qarkut Vehbi Bushati ne aktivitetin me vrojtuesit e plazhit!

Ju shprehem mirenjohjen Robert Necaj qe me aktin heroik shpetoi dy femije nga mbytja duke rrezikuar jeten e tij, instruktorit te vrojtuesieve ne Lezhe Lucjano Marku dhe shume djemeve te tjere qe gjate ketij sezoni kane treguar trimeri, perkushtim dhe sakrifice ne kryerjen e misionit duke mos regjistruar asnje rast mbytje!

Nje Certifikate Mirenjohje nga Bashkia Lezhe eshte nje stimul modest per gjithcka djemte bene per mbarevajtjen e sezonit! Krenar per keta djem te rinj me vendosmeri e humanizem te pashembullt!

Lajme të ngjashme