Vritet një 55-vjeçar në Fushë-Krujë, u qëllua me kallashnikov pas sherrit për drutë e zjarrit - NACIONALE

Vritet një 55-vjeçar në Fushë-Krujë, u qëllua me kallashnikov pas sherrit për drutë e zjarrit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 55-vjeçar i identifikuar si Luan Hushi është vrarë me armë zjarri nga fqinji i tij, Klodjan Keqi, në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës.

Sipas mediave në Shqipëri, gjithçka ka nisur pas një sherri në një zonë të pyllëzuar për drutë e zjarrit dhe më pas Klodjan Keqi e ka qëlluar me kallashnikov në bark 55-vjeçarin, i cili u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetojë.

Autori u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

“Në vijim të informacionit paraprak për një konflikt për motive të dobëta, gjatë të cilit shtetasi L. H. rreth 55 vjeç, u plagos me armë zjarri nga shtetasi K. Q., ju bëjmë me dije se si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi L. H. ka ndërruar jetë, në spital”, është thënë në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme