Vriten dy pjesëtarë stafi të ambasadës izraelite në Uashington
Dy anëtarë të stafit të ambasadës së Izraelit në Shtetet e Bashkuara u qëlluan për vdekje të mërkurën në mbrëmje sipas kohës locale afër një muzeu hebraik, tha sekretartja e Sigurisë së Atdheut e ShBA-së, Kristi Noem.
Policia amerikane ka thënë se një person është tashmë në ndalim, raporton gazeta “The Guardian”.
Zonja Noem njoftoi për vrasjen e dy personave në rrjetin X pas të shtënave afër muzeut që ndodhet afër një zyre të FBI-së në kryeqytetin amerikan.
Kryeprokurorja e ShBA-së tha se ajo ndodhet në vendin e ngjarjes.
Policia nuk tregoi të mërkurën vonë ndonjë motiv të mundshëm të sulmit.
Ambasadori izraelit në ShBA, Yechiel Leiter, tha se viktimat ishin një çift që po bëheshin gati për t’u fejuar.
Ai tha se burri kishte sjellë një unazë këtë javë “me qëllimin për të bërë propozim (fejese) javën e ardhshme në Jerusalem”.